Kërcënohen profesorët dhe arsimtarët, ‘mos dilni në protestë’

Profesorët dhe arsimtarët, anëtarë të Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) shprehen se po ballafaqohen me kërcënime të shumta se do të largohen nga puna nëse dalin në protestën e paralajmëruar për nesër.

Kërcënimet kanë shkuar deri aty sa të prekin edhe familjarët e tyre. Denoncimi u bë nga kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov. Sipas tij presionet mbi anëtarësinë e SASHK-ut që të mos dalin në protesta vijnë kryesisht nga drejtorët e shkollave.

“Kemi mjaft kërcënime ndaj anëtarësisë, kemi kërcënime të dërguara në mënyrë verbale, përmes postave elektronike, kërcënime personale dhe kërcënime për familjen. A do mbetet dikush pa punë nëse del në protestën e nesërme, a do kenë të njëjtin fat edhe familjarët e tyre, do e shohim. Kemi kërcënime të hapura”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Nedellkov sqaroi se SASHK do të vazhdojë të sillet në mënyrë konstruktive në çdo bisedim me qeverinë, pa rënë pre e presioneve apo e afiniteteve me të.

Lajme të ngjashme

Back to top button