Edona: Kam punuar 25 vjet për këtë që kam sot

Sapo ka lansuar këngën e saj të re të titulluar ‘Na na na’, një këngë pak më ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim nga këngëtarja e njohur Edona Llalloshi. E kjo këngë e cila po pëlqehet shumë nga publiku, edhe këngëtares duket se i pëlqen, pasi që ajo ka treguar se është shumë e kënaqur nga ky projekt, ndërsa shpalos detaje për risi. 

“Kënga është pritur mirë, një këngë e mirë dhe shumë e qëlluar, një realizim të videoklipit shumë të mirë diçka pak më ndryshe ngase janë mësuar të shohin publiku nëpër mediat tona. Ne punojmë vazhdimisht edhe besoj që do të ketë risi edhe gjatë sezonit të vjeshtës” ka treguar Edona.

Ndërkaq bashkëpunimet me vëllain e saj Milotin, kanë qenë gjithmonë të suksesshme por që njëherë nuk pritet të kemi ndonjë duet ndërmjet tyre, kështu të paktën ka thënë vetë Edona. 

Lajme të ngjashme

Back to top button