fbpx

Gaza: Penelope Cruz, kundër Izraelit

Në Hollywood thuhet se mund të flasësh për çdo gjë, duke përfshirë këtu edhe poilitikën, por jo për Gazën. Arsyeja është e thjeshtë se producentët dhe loby më i fuqishëm atje, janë hebrenjtë.

Por kjo nuk e ka penguar artisten e mirënjohur dhe fituesen e çmimit Oscar, Penelope Cruz, si dhe kolegët e saj, Javier Bardem dhe Pedro Almodovar, që të dënojnë inskursionet izraelite në Gaza.

Në një letër të publikuar për mediat evropiane, Europa Press, ata e paraqesin konfliktin e fundit si gjenocid dhe kundër vlerave njerëzore, duke kërkuar edhe zhbllokimin nga izolimi të Gazës.

“Gaza në këto momente po përjeton ditë të tmerrshme, e sulmuar nga deti, toka dhe ajri. Shtëpitë e palestinezëve janë të shkatërruara, nuk kanë ujë dhe elektricitet. Fëmijët e saj, s’mund të shkojnë të qetë në spitale e shkolla, ndërsa komuniteti ndërkombëtar nuk po bën asnjë reagim,” thuhet mes tjerash në letrën e tyre, transmeton Portalb.

Përkrahës të letrës janë bërë pjesa më e madhe e artistëve spanjollë, si Montxo Armendariz, Benito Zambrano, Lola Herrera, Eduardo Noriega, Rosa Maria Sarda,  Amaral dhe Nacho Campillo. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close