Të gjithë e duan Ödegaardin, ai e do Barcelonën (Video)

Barcelona është skuadra favorite për të nënshkruar me fenomenin e ri të futbollit, Martin Ödegaard. Supertalenti norvegjez po e çmend botën me talentin e tij.
Real Madridi flitej se ka gati ofertë prej 12 milion eurosh për ta, për ta bërë atë blerjen më të shtrenjtë në futboll në moshë të re. Odegaard është vetëm 15 vjeç, ndërsa luan në pozitën e mesfushorit.

Skuadra e këtij talenti, Stromsgodset ka njoftuar se janë plot 30 skuadra që kanë shprehur interesim për të. Barcelona, ​​Manchester United, Manchester City, Chelsea, Everton, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen, Juventus, Real Madrid, PSG, Marseille, Liverpool, Arsenal, Lyon dhe Ajax janë skuadrat më të interesuara për të.
Por babai i futbollistit thuhet se po negocion me Barcelonën sepse dëshira e futbollistit është të luaj tek kjo skuadër.

Lajme të ngjashme

Back to top button