Mot i keq: Vlorë, shpëtohen 8 turistë

8 persona, në tre raste të ndryshme, rrezikuan jetën për shkak të motit të keq, në bregdetin e Vlorës. 

Policia e këtij qarku njofton se ka ndërhyrë duke shpëtuar pushuesit, që kanë mbetur në detin e trazuar me mjete të vogla lundruese.

Ngjarja e parë ndodhi në plazhin e Shën Vasilit, në Karaburun, kur u njoftua rreziku për mbytjen e një mjeti lundrues sportiv, i tipit RIO. Njësia Delta Forcë ka ndërhyrë, duke gjetur dhe shpëtuar mjetin dhe drejtuesin.

Po dje, posta e policisë në Dhërmi ka ndërhyre, duke shpëtuar katër 20-vjeçarë nga Kosova, që kishin mbetur në mëshirën e dallgëve, me një varkë me pedale.

Pak minuta më vonë, edhe dy turistë belgë u shpëtuan në Jalë, edhe ata po udhëtonin me një varkë me pedale./TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button