Bejta: Funksionarët e BDI do të bojkotojnë çfarëdo bashkëpunimi me Ivanovin

Kryetarët e komunave, deputetët dhe ministrat e BDI-së, respektivisht të gjithë funksionarët që janë në çfarëdo funksioni në institucionet në nivel lokal dhe qendror do kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov. Këtë dje edhe zyrtarisht e ka konfirmuar nënkryetari i partisë dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Vendimi për refuzim të bashkëpunimit me shefin e shtetit është sjellë nga organi më i lartë partiak – Kryesia qendrore dhe siç thotë Bejta, “do të jetë në fuqi derisa organet partiake të vendosin ndryshe”.
Sipas Bejtës, madje masat se si të pozicionohen funksionarët e BDI-së në lidhje me Ivanovin janë shqyrtuar në parti prej kohës së fushatës për zgjedhjet presidenciale, ndërsa janë sjell kur ka rënë poshtë tentimi i BDI-së për president konsensual.

“Ka vendim për bojkot të presidentit të shtetit dhe ai është në fuqi pa marrë parasysh nëse ndonjë kryetar komune, deputet ose ministër mendon ndryshe ose vepron ndryshe.
Kjo do të thotë se institucionet, të cilat janë nën kompetenca të vetëqeverisjes lokale, por edhe në nivel qendror dhe me të cilat udhëheqin funksionarë të BDI-së, do të refuzojnë bashkëpunim me Ivanovin.

Ai mund të vjen në cilën do komunë ose institucion, ky është vend i lirë, por duhet ta dijë se nuk është i mirëseardhur dhe nuk do të ketë kush ta pret. Nuk mund të jemi dyfytyrësh dhe të bashkëpunojmë me Ivanovin, legjitimitetin e të cilit nuk e pranojmë”, deklaron Bejta.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ky arsyetim ose ky bojkot ësht i pavlerë kur dihet se posti i Presidentit nuk ka asnjë kompetencë strategjike ne politikën e brendshme dhe të jashtme te IJRM. Shteti është një shtet policor dhe kompetencat kryesore vendimmmarëse i takojn exkluzivisht paris më të madhe ne IJRM dhe vet Qeveris.Ushtria dhe komandanti suprem Gj.Ivavanov kan vetëm një pozitë dekorative dhe pa exkluzivitet vendimmarës prandaj , mjaft më me llafe boshe se ne ne nuk jemi aq naiv sa po na llogarisni.Këto përalla tregojuni fëmijëve tuaj kur ti çoni në gjum.

Back to top button