‘Amdi Bajram nuk është i krishterë që të qëndroj ulur me Gruevskin, ai duhej ta falte Bajramin’

Kryeministri Nikolla Gruevski duhej të respektonte ‘rendin shtëpiak’ ditën e Bajramit dhe të informonte Bashkësinë Fetare Islame për vizitën e tij në xhamin e Shuto Orizares, reagon për Plusinfo myftiu i Shkupit Ibrahim Shabani.

Sipas Shabanit vizita e kryeministrit Gruevski në këtë objekt nxori në sipërfaqe probleme, të cilat tregojnë për mosrespektimin e “rendit shtëpiak” gjëra elementare dhe për sjelljen skandaloze të aktorëve

“As unë e as Reisi nuk kemi qenë të informuar se kryeministri do ta vizitojë këtë xhami. Kuptohet, ai nuk ka nevojë askënd ta informojë edhe ne nuk do t’ia ndalojmë hyrjen në xhami.  Por, ekziston diçka që quhet rend elementar. Në qoftë se ne do ta dinim se ai do të shkonte atje, ne do të dërgonim epror fetar nga niveli më i lartë për ta nderuar mysafirin. Kështu doli se kryeministri ka ardhur në vizitë private te deputeti Bajram”, ka thënë më tëj Shabani.

Por, besimtarët janë shprehur të çuditur nga sjellja e Amdi Bajramit në xhami.

“Nëse deputeti Bajram është mysliman, ai në xhami duhej të falej, e jo të rrijë ulur pranë Gruevskit si shoqërues i tij. Gruevski është krishterë dhe prej tij pritet që të qëndrojë ulur dhe të shikojë. Por Amdi Bajrami është mysliman. Nëse është besimtarë i vërtetë, ai duhet të sillet si myslimanët tjerë në xhami”, thotë myftiu.

Ndryshe xhamia “Amdi – Pasha” në lagjen Shuto Orizare të Shkupit, të cilën e ka vizituar Nikolla Gruevski të hënën me rastin e Fitër Bajramit, i shoqëruar nga deputeti Amdi Bajrami dhe nga djali i tij Elvis, ende nuk është legalizuar.

“Për ne kjo nuk është edhe aq problem i madh. Procedura për legalizim është në vijim, edhe pse po shkon shumë ngadalë. Me njerëzit nga xhamia kemi komunikim të rregullt, ndërsa imami është vendosur me lejen tonë. Nga ai aspekt, me të vërtetë nuk ka probleme”, thotë myftiu i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button