SHBA-të dënojnë sulmin e shkollës në Gaza

Shtëpia e Bardhë dënoi sulmin e së mërkurës ndaj një tjetër shkolle të menaxhuar nga Kombet e Bashkuara në Gazë, ku u vranë të paktën 15 vetë dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Zëdhënësja Bernadette Meehan tha se SHBA-të janë jashtëzakonisht të shqetësuara që mijëra palestinezë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe nuk mund të jenë të sigurt në strehimet e caktuara për Kombet e Bashkuara. Ajo dënoi gjithashtu ata që fshehin armë në këto strehime.

Kombet e Bashkuara thonë se përgjegjës është Izraeli.

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon e cilësoi sulmin mizor dhe shtoi se nuk ka gjë më të paturpshme se sa të sulmosh fëmijët në gjumë.

Ndërsa Izraeli, tha se ju përgjigj një sulmi me mortajë që vinte nga pranë shkollës. Tel Avivi ka dënuar vazhdimisht Hamasin për përdorimin e civilëve, përfshirë fëmijët, si mbrojë njerëzore, duke hedhur raketa nga zonat e banuara me civilë.

Po ashtu nga sulmet izraelite të mërkurën u vranë edhe 16 persona të tjerë në një treg të Gazës.

Lajme të ngjashme

Back to top button