Sot mbeten pa ujë disa lagje të Shkupit

Sipas njoftimit nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” sot pa ujë do të jenë banorët nga disa lagje të Shkupit.

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrik nga ana e EVN Maqedoni, në periudhën nga ora 4:00 deri në orën 7:30 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike edhe në Stacionet e pompave në Butel, Radishan dhe Gazi Babë dhe për shkak të këtyre arsyeve nuk do të punojnë dhe në periudhën e theksuar do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shfrytëzuesit nga lagjet Butel, Çair, Shkup Veri dhe Radishani.

Për shkak të riparimit të mbyllësit nga gypi i ujësjellësit me ndërprerës prej f – 700 mm në Bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” p.n., nga ora 10:00 deri në orën 14:00 ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit nga Bulevardi “Aleksandri i Maqedonisë”, lagjja Hasanbeg, fshati Stajkovcë dhe lagjja Ekonomi.

Lajme të ngjashme

Back to top button