Turqit mbështesin Erdoganin për President

Shumica e turqve ka besim në udhëheqjen e kryeministrit aktual dhe kandidatit presidencial, Recep Tayyip Erdogan, njofton agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu, që citon një sondazh nga ”Gallup World Poll”.
Sipas këtij sondazhi, 59 për qind e turqve janë të kënaqur me punën e Erdoganit si kryeministër i tyre.

Sondazhi vuri në dukje se edhe 68 për qind e popullsisë rurale mbështesin Erdoganin, ndërsa kjo normë ka mbetur në 56 për qind në popullsinë urbane.

Sipas sondazhit, shumica e popullsisë lindore, veriore dhe qendrore mbështesin kryesisht qeverinë e partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), partia e Erdoganit, dhe pohojnë se media është e lirë, ndërsa shumica perëndimore dhe Anatolia Jugore bregdetare, e populluar kryesisht nga opozita, mendojnë se media nuk është e lirë.

Po kështu, nga sondazhi del se shumica e turqve mbështesin kandidaturën e Erdoganit për president të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button