fbpx

Bashkësia jashtëmartesore me kushtetutë do të definohet si martesa

Martesa është bashkësi jetësore vetëm mes një gruaje dhe një burri. Bashkësia e regjistruar jashtëmartesore, apo cilado formë tjetër e regjistruar e partneritetit jetësor është bashkësi jetësore vetëm mes një gruaje dhe një burri. Këtë e parashikon projekt-amendamenti i ri Kushtetuese që Qeveria e parashtroi deri te Kuvendi.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov sot deklaroi se pas miratimit të amendamente, procedura që duhet të përfundojë deri në fund  të tetorit, do të vijojnë ndryshimet e Ligjit për familje.

“Pas miratimit të ndryshimeve të Kushtetutës do të vijojnë edhe ndryshimet përkatëse të Ligjit për familje me çka do të definohet  mënyra dhe procedura për regjistrimin e bashkësisë jashtëmartesore në Republikën e Maqedonisë e cila është definuar në pajtim me amendamenti si bashkësi e regjistruar jashtëmartesore mes një burri dhe një gruaje” tha Spasov, i cili sot ishte për vizitë te fëmijët nga familjet përkujdesura në Akuaparkun në Shkup.

Në pajtim me Ligjin për familje, sqaroi ministri i Punës, bashkësia jashtëmartesore është rregulluar si bashkësi mes burrit dhe gruas.

“Gjithashtu me ligjin aktual për familje, bashkësia jashtëmartesore definohet, ajo bashkësi jashtëmartesore e cila zgjat më shumë se një vit me çka barazohet me bashkinë martesore në pikëpamje të financimit të ndërsjellë dhe pronën e fituar në kohëzgjatjen e bashkësisë jashtëmartesore” tha Spasov.

Lajme të ngjashme

Back to top button