Projektet ndërkufitar Kosovë- Maqedoni, refuzohen nga BE

Ministri për vetëqeverisje lokale Lirim Shabani u takua me sekretarin e parë për çështje ekonomike dhe ndërtim të institucioneve të Delegacionit Evropian në Maqedoni, Jaromir Leviçek me të cilin biseduan lidhur me bashkëpunimin ndërkufitar të Maqedonisë në suaza të Programit IPA- komponenti i dytë për çka u këmbyen informata të ndërsjella për projektet e deritashme, për thirrjet publike për aplikim si dhe aktivitetet tjera në ecuri.

“Unë me keqardhje kuptova refuzimin e projekteve për bashkëpunim ndërkufitarë me Republikën së Kosovës. Nuk dua të gjej fajtorin por kjo më shtynë që të gjithë të angazhohemi maksimalisht që në të ardhshmen suksesi të mos na mungojë. Kërkoj që në të ardhshmen të paktën një herë në muaj të ketë takime të ndërsjella me qëllim të koordinimit dhe avancimit të aktiviteteve dhe punëve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkufitarë dhe programet IPA-II” , sepse për ne me rëndësi të veçantë është që mos humben të gjitha mjetet e parapara për projekte” , theksoi ministri Lirim Shabani.

Këto komente ai i bëri pas një takimi me sekretarin e parë për çështje ekonomike dhe ndërtim të institucioneve të Delegacionit Evropian në Maqedoni, Jaromir Leviçek.

Leviçek shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me ministrin Shabani të cilin e njoftoi për realizimin e deritashëm të projekteve për bashkëpunim ndërkufitarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button