Vidal sot i thotë lamtumirë Juves

Sipas raportimeve që ka bërë El Mercurio, agjenti i mesfushorit Arturo Vidal, sot do të ketë një takim të rëndësishëm me drejtuesit e Juventusit.
Sipas kësaj gazete, agjenti Fernando Felicevich, do të takoj Giuseppe Marottan, të cilit do t’ia përcjellë dëshirën e klientit të tij, e cila është transferimi në Manchester.

Thuhet se tashmë Vidal ka arritur një marrëveshje personale gojore me skuadrën e Van Gaalit, ndërsa agjenti i tij do t’u kërkoj zyrtarëve të Juventusit t’i ulin kërkesat e tyre për Vidalin, që t’i mundësojnë atij transferimin më të shpejtë në Old Traford.

Lajme të ngjashme

Back to top button