fbpx

FRH me Aktivitet për Festën e Bajramit “Bëhu Human”

Forumi Rinor Hotël në muajin e ramazanit dhe gjatë festës së Fitër Bajramit realizoi aktivitete për të ndihmuat të varfërit e fshatit Hotël në Komunën e Kumanovës.

Bëhej fjalë për një pako me produkte elementare ushqimore.

Me aktivitetin e titulluar “Bëhu Human”  janë  ndihmuar 18 familje të fshatit të cilët kishin nevojë për t`iu ndihmuar.

“Veç më i kemi parasysh dhe në listat tona i kemi familjet që kanë gjendjen më të dobët ekonomike, por edhe një falënderim deri tek gjithë rinia e fshatit të cilët na përkrahen dhe na lehtësuan punën për shpërndarjen e pakove në mënyrë vullnetare”, thonë nga Forumi Rinor.

Forumi Rinor Hotël  garanton se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të ardhmen me tendencë zgjerimi dhe zhvillimi edhe më tej.

 FRH me Aktivitet për Festën e Bajramit “Bëhu Human”

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close