MPJ: Të mos udhëtohet në Libi

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë dhe intensifikimit të konfliktit të armatosur në Libi, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë rekomandon që qytetarët e Maqedonisë të përmbahen nga udhëtimet drejt këtij vendi.

Gjithashtu, këshillohen të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët tashmë janë në Libi, të paraqiten në ambasadat e Maqedonisë në Kajro dhe në Romë për informacione shtesë.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Kajro, Egjipt: + 202 23 805 269 + 202 27 508 501 Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Romë, Itali + 39 06 84 24 11 09 + 39 06 84 11 470

Lajme të ngjashme

Back to top button