Të dhëna të hapura nga institucionet për qytetarët dhe sektorin afarist

Qytetarët dhe sektori afarist kanë mundësi për qasje të lirë dhe pa pagesë drejt të dhënave të karakterit publik pa kufizime teknike apo ligjore përms portalit www.otvorenipodatoci.gov.mk që e promovoi sot minsitri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski.

Sipas Ivanovskit, bëhet fjalë për projekt të rëndësishëm të MSHIA-s me qëllim që të siguroht transparencë më e madhe në funksionimin e institucioneve, efikasitet të administratës dhe rishfrytëzim të të dhënave për zhvillim të ekonomisë.

“Përvoja që e kemi nga Bashkimi Evropian m hapjen e të dhënave tregon paramtra të shkëlqyeshëm ekonomik të cilat me rishfrytëzim të të dhënave nga institucionet shtetërore arrijnë edhe deri 60 miliardë euro në vitin paraprak. Presim që sektori privat në Maqedoni ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’i përdour këto të dhëna dhe për të bërë data sete ë kombinuara, në mënyrë që qytetarët të mund të shfrytëzojnë më pas, e me atë edhe sektori privat të ketë të ardhura”, tha Ivanovski në konferencë prë shtyp.

Qytetarët, tregoi, tashmë nuk do të parashtrojnë formularë drejt institucionve për marrjen e të dhënave sipas Ligjit për qasje drejt informatave publike, përkatësisht do t’i marrin ato menjëherë përmes portalit.

Me këtë projekt janë përfshirë gjithsejt 82 sete të të dhënave nga 11 institucione: agjencitë për kadastër të patundshmërive, për komunikime elektronike dhe për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, minsitritë Mjedisit Jetësor dhe planifikim Hapësinor, të Financave dhe të Ekonomisë, si dhe nga inspektorati për punë, për bujqësi, i tregut, sanitar dhe inspektorati adminstrativ.

Në portalin www.otvorenipodatoci.gov.mk janë vënë të gjitha data setet të cilat institucionet i kanë në formatin elektronik. Institucionet e tjera, sipas Ligjit për qasje drejt inormatave të karakterit publik, janë të obliguara që të dhënat e veta t’i bëjnë të kapshme në mënyrë elektronike për të gjithë qytetarët.

Në platformën e re do të futen 21 institucione m 110 sete të dhënash, të cilat paraprakisht e kishin hapur të dhënat në format të hapur dhe ishin linkuar drejt sajtit qendror për të dhëna të hapura. “Në periudhën e ardhshme pritet rritje e vazhdueshme e numrit të instiotucioneve dge seteve të të dhënave në format të hapur për krijimin e shërbimeve, përmbajtjeve dhe aplikacioneve të reja, përkatësisht shfrytëzimin e potencialit inovativ të të dhënave të hapura”, theksoi Ivanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button