Rriten tensionet ne Libi

Militantët muslimanë kanë marrë nën kontroll qendrën e forcave speciale të ushtrisë së Libisë në Bengazi, pas disa ditësh luftimesh të ashpra. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët vendas gjatë orëve të para të ditës së mërkurë.

Situata në Libi është tejet e tensionuar. Prej dy javësh vazhdojnë luftimet e ashpra përreth aeroportit në Tripoli, gjithashtu edhe në Bengazi ku kanë mbetur të vrarë shumë persona. Të paktën 97 njerëz janë vrarë gjatë luftimeve mes grupeve rivale të milicive gjatë javës së kaluar.

Gjatë së hënës, drejtuesit më të lartë botëror kërkuan një armëpushim të menjëhershëm dhe i bënë thirrje OKB-së të ndihmojë në rivendosjen e stabilitetit politik në Libi.

Pavarësisht rrëzimit të diktatorit libian, Muamer Ghadafit, në vendin e pasur me naftë akoma nuk gjendet paqja./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button