Bëhet biznes me shtetësitë bullgare në Maqedoni

Punonjës shtetërorë në Maqedoni kanë marrë diku rreth 1 mijë dhe 1 mijë e 500 euro për mbushjen e formularit për aplikim për shtetësi bullgare, deklaroi ministri i drejtësisë së Bullgarisë Ilija Angellov.

Nga ministria e drejtësisë thonë se nuk është fshehtësi se po bëhet tregti me shtetësitë bullgare. Motivi kryesorë I kandidatëve që të bëhen Bullgar është që ata pas marrjes së pasaportës, mund të largohen në Evropë për një jetë më të mirë, shkruan gazeta bullgare Monitor.

Këtë vit Ministria e Drejtësisë së Bullgarisë e ka zvogëluar numrin e dhënieve të shtetësive bullgare. Vitin e kaluar ka pasur 17 mijë e 500 raporte, ndërsa këtë vit deri ën fund të korrikut 7 mijë e 800. Më shumë kandidat janë nga Maqedonia 3 mijë e 900, pastaj Moldavia 934, Ukraina< Kosova, Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Back to top button