Profesorët dhe Arsimtarët të premten me protestë në Shkup

Të premten, 5 minuta para orës 12, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) do të protestojë para Ministrisë së Arsimit.

Kërkon rroga më të larta për punonjësit e arsimit parashkollor, atë tetëvjeçar dhe arsimit të mesëm, miratimi I një marrëveshje kolektive që të anashkalohen dallimet joligjore për pagë më të lartë për të njëjtin vend pune,

Ata do të protestojnë edhe kundër testimit ekstern dhe politizimit të arsimit.

Ato shprehen të revoltuar edhe me sjelljen e institucioneve të cilat nuk ndërmarrin asgjë pas kërkesave të tyre që janë dorëzuar ën muajin mars.

“Nëse kërkesat tona nuk plotësohen deri në fund të muajit gusht, do të vihet në pikëpyetje edhe fillimi I vitit shkollor në shtator, deklaroi kryetari I SASHK-ut Jakim Nedellkov.

Ai tha se protesta nuk ka të bëjë me grevën e tre profesorëve të Universitetit të Shtipit, edhe pse SASHK e ka përkrahur grevën që në ditën e parë.

“Ajo që po ndodh me profesorët është turp I institucioneve”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button