13 vite nga vdekja gjeneralit Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarëve të tij

 Janë mbushur 13 vite nga vdekja Gjeneralit, Tahir Sinanit, Komandant i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, bashkëluftëtarëve të tij, Naser Ademi, Hisë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi.

Më 29 Korrik të vitit 2001, Brigada 116 me urdhër të Komandantit, Tahir Sinai bënte përgatitjet e fundit para fillimit të sulmit kundër forcave okupatore sllavo-maqedonase.

Po më 29 Korrik, atë ditë kur do ti jepej armikut goditja vendimtare e shkatërruese në Tanushë të Gostivarit, ranë pesë Dëshmorët e Brigadës 116, Gjeneral Tahir Sinani, Naser Ademi, Isa Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi.

29 Korriku i vitit 2001, në faqet e Historisë sonë më të re shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme pasi më 29 korrik bëhet ribashkimi i tokave shqiptare nëpërmjet gjakut të Dëshmorëve në Bjeshkët e Korabit.

Lajme të ngjashme

Back to top button