Të mirat e qymyrit të drurit

Qymyri i drurit i përpunuar sjell mjaft përfitime shëndetësore.

Në Perëndim, gurutë e shëndetit përdorin prej kohësh karbonin (ose qymyr-drurin e aktivizuar), pasi ai ka përfitime të shumta shëndetësore.
Qymyri i drurit i aktivizuar përdoret prej mijëra vjetësh (është përdorur edhe nga Hipokrati dhe Plini në Greqinë e Lashtë).

Emri qymyr-druri i aktivizuar vjen nga proçesi në të cilin qymyr-druri kalon. Ai i nënshtrohet trajtimit me gaz oksidues (ajër ose avull) në temperaura shumë të larta (që rrisin aftësitë thithëse të qymyrit).

Karboni është një substancë 100% bazike dhe është e ngarkuar negativisht. Ai tërheq ngarkesat positive (të toksinave ose helmeve) duke i lidhur ato dhe duke i shoqëruar jashtë trupit me ndihmën e zorrëve.

Përdorimet e karbonit

  • Kjo substancë magjike ndihmon në shërimin e gjithë sëmundjeve të zorrës së trashë dhe zorrës së hollë, neutralizon fryrjen e stomakut dhe largon aromën e keqe në traktin intestinal.
  • Karboni ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve dhe largimin e papastërtive. Kur të lani dhëmbët, pasi të keni vendosur pastën e dhëmbëve mbi furçe, hidhni pak karbon, lageni me ujë dhe fërkoni dhëmbët. Goja do t’ju nxihet dhe lavamani do të bëhet pis, por dhëmbët tuaj do të jenë të bardhë e të pastër.
  • Një tjerër përdormi i qymyrit të drurit të aktivizuar është gjatë helmimeve me substance të ndryshme. Në një gotë uji hidhni një lugë caji me karbon dhe përziejeni fort, më pas, jepjani ta pijë personit që është helmuar.
  • Ai është gjithashtu i mirë për të ndihmuar njerëzit që janë të varur nga substancat kimike.

Lajme të ngjashme

Back to top button