Idetë për të kthyer Shqipërinë në shtet hebre

Në vitin 1935 një gazetar britanik Leo Elton udhëtoi për në Shqipëri, me sa duket me nismën e vet, për të parë nëse ishte e mundur të krijohej një entitet kombëtar hebre atje.

Udhëtimi i gazetarit u nxit pikërisht nga rritja e persekutimit të hebrenjve nga gjermanët në dy vitet e regjimit nazist. Ai gjithashtu u nxit nga një shkrim në një gazetë britanike e cila raportonte se qeveria shqiptare mirëpret hebrenjtë.

Kështu ai udhëtoi për në vendin e vogël me një milionë banorë, krejtësisht i izoluar nga Evropa e industrializuar. Një ministër i qeverisë i tha atij se ” intoleranca fetare në Shqipëri është e panjohur dhe se myslimanët e sotëm shqiptarë nuk janë fanatikë”.

Gazetari shkruan se si Shqipëria kishte mjaft avantazhe ekonomike në atë kohë. Toka ishte tepër pjellore, “portokalli dhe limoni ishin më të mirat në botë”, shprehet me entuziazëm gazetari. Ana më pak pozitive, sipas gazetarit, ishte se kryeqyteti i Tiranës nuk kishte teatro apo salla koncertesh.

Si fazë të parë Eltoni rekomandoi vendosjen e një entiteti kombëtar hebre në Shqipëri, si ai i Palestinës. Më vonë Shqipëria mund të kthehej në një “shtëpi kombëtare” për hebrenjtë. Nuk dihet se çfarë u bë me këtë ide, nëse ndonjë organ zyrtar e diskutoi atë. Hebrenjtë nuk emigruan me shumicë në Shqipëri.

Megjithatë kjo mjaftoi për të rritur vlerësimin e madh që një gazetar i huaj kishte për Shqipërinë e viteve ’30, një vlerësim që lindi gjatë holokaustit dhe që njihet ende sot në mbarë botën:
“Ata ruajtën dhe mbështetën një komunitet të vogël hebraik, deri në anëtarin e fundit”, shprehet gazetari.

Lajme të ngjashme

Back to top button