Qeveria ka shtruar projekt-amendamentet për ndryshimet kushtetuese në Parlament

Siç informon, kryetari i parlamentit, Trajko Veljanovski, më 25 gusht do të thirre seancë të Komisionit për çështje kushtetuese, ndërsa dy ditë më vonë do të thirre seancë parlamentare ku me 62 vota do të duhet të miratohen ndryshimet e propozuara kushtetuese, më pas do të hapet debat publik prej 30 ditëve.
Pas batit publik, qeveria sërish do të shtroj në Parlament propozim amendamentet që do të përfshinë vërejtet nga diskutimi dhe e gjithë procedura për miratimin e amendamenteve kushtetuese do të duhet të përfundojë nga fundi i tetorit.

Me ndryshimet kushtetuese rregullohet, kurora si lidhje mes një gruaje dhe një buri si dhe lidhjet jashtë martesore.

Në raport me Këshillit Gjyqësorë, propozohet që dhjetë nga anëtarët të propozohet nga radhët e gjykatësve, tre me propozim të Parlamentit dhe dy me propozim të kryetarit të shtetit.
Në njërin nga amendamentet do të ndryshohet emir i Bankës së Maqedonisë nga Banka Popullore në Banka e Republikës së Maqedonisë.

Amendamenti i 5 ka të bëjë me krijimin e zonës financiare, ndërsa me amendamentin e 6, qeveria e rregullon, politikën financiare, sipas së cilës, deficit nuk më të kalojë masën e 3 për qind si dhe borxhi publik duhet të jetë në masën 60 për qind nga prodhimi bruto vendor.

Lajme të ngjashme

Back to top button