Nimic: Unë negocioj për emrin e jo identitetin

Bisedimet me Greqinë janë për dallimet rreth emrit e jo identitetit, deklaroi mediatori për çështjen e emrit Methju Nimic.

Në press konferencën pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski theksoi se Kombet e Bashkuara nuk kanë mandate të bisedojnë për identitetin, sepse këtë e ndërton secili popull në veçanti.

Nimic potencoi se misioni i tij është të tentojë që ti bind të dyja palët edhe palën Maqedonase edhe atë greke rreth dallimeve për emrin që ishte edhe thelbi I problemit që Nimic ka tentuar ta zgjidh.

Ai nuk u përgjigj në pyetjen se me çfarë idesh ka ardhur në vend por theksoi se ka pasur konstruktivitet në bisedimet me krerët e shtetit.

„Duhet të jemi të qartë, mandati i Kombeve të Bashkuara është i qartë dhe kjo ka të bëjë me emrin e shtetit. Dua të theksoj se popujt kanë identitetin e tyre dhe Kombet e Bashkuara nuk bisedojnë për identitetin e një populli. Populli vet e krijon identitetin e vet nëpërmjet veprimeve të tyre dhe kulturës, dhe ky vend ka identitetin”, deklaroi Metju Nimic.

Lajme të ngjashme

Back to top button