Maqedoni, zonat e reja industriale mbijnë si kërpudha

Dy zona të reja teknologjike-Industriale do të hapen në Maqedoni, informoi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Aleksandar Gjorgjiev.

Zonat e reja do të hapen një në Vinicë me sipërfaqe prej 20 hektarësh dhe një në Berovë me sipërfaqe prej 17 hektarësh.

Në muajin gusht siç informoi Gjorgjiev do të shpallet tenderi për përzgjedhjen e kompanisë e cila do të merret me ndërtimin e infrastrukturës së zonave teknologjiko industriale.

“Në shtatorë pritet të fillojnë punimet ndërsa deri në fund të vitit do të përfundoj faza e parë, që të krijohen kushtet për tërheqjen e investitorëve të huaj”, deklaroi Gjorgjiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button