Prokurori amerikan Williamson: Akuzat janë kundrejt individëve dhe jo kundrejt UÇK-së

Në shtator të vitit 2011, Task Forca Hetimore Speciale – TFHS-ja – u vendos nga BE të zhvillojë një hetim penal në shkallë të plotë për pohimet e përmbajtura në raportin e Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty. Williamson u emërua si drejtues i kësaj organizate për të vërtetuar akuzat e para 15 vjetëve, që kryesisht janë kryer kundrejt minoritetit serb, rome, por edhe disa shqiptarëve që kanë luftuar monopolizimin disa grupeve kriminale të UÇK-së.

Në fjalimin e tij në Bruksel, Williamson tërthorazi la të kuptohet se persona të fuqishëm politik kanë penguar hetimet, ku shprehet:

“Për sa kohë njerëz të fuqishëm vazhdojnë t’i pengojnë hetimet ndaj vetë kriminalitetit të tyre, populli i Kosovës si i tëri do ta paguajë çmimin, sepse kjo lë një hije të zezë mbi vendin”.

Ai poashtu pretendon se shumë akuza tashmë janë të vjetërsuara, por sido që të jetë përfundimi i tyre, qofshin edhe ato për trafikimin e organeve, mbartësit e përgjegjësive janë individuale dhe jot ë UÇK-së.

“Në fund, kjo ishte vetëm për individë të caktuar në udhëheqësin e UÇK-së duke përdorur elementë të asaj organizate të kryejnë dhunë për të fituar fuqinë politike dhe pasuri personale për vetën, jo për ndonjë çështje më të madhe. Dhe është si individë që ata duhet të mbartin përgjegjësinë për krimet e tyre.” – Tha mes tjerash prokurori.

Enver Rrobelli: Akuzat e Williamson përputhen me ato të Dick Martyt

Mbi këtë temë të nxehtë, ka folur edhe kolumnisti Enver Robelli, i cili në profilin e tij në Facebook, shkruan:

“Sa i përket të gjeturave gjatë hetimeve Williamson tha se ato përputhen kryesisht me akuzat e Dick Marty-it. Rrjedhimisht edhe emrat që përmenden nga Marty si të dyshuar për krime lufte është e mundshme të akuzohen. Në raportin e tij Marty grupin e të dyshuarve për krime e ka emëruar si “Grupi i Drenicës”. Si shef i këtij grupi shprehimisht është përmendur Hashim Thaçi, ndërsa si anëtarë të këtij grupi janë përmendur: Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Azem Syla, Fatmir Limaj (shih pikat 57 deri 70 në raportin e Dick Marty-it). A do të jetë ndër të akuzuarit edhe Ramush Haradinaj? Mund të spekulohet për këtë, por gjasat janë të vogla. Në raportin e Marty-it që numëron 176 pikë Haradinaj nuk përmendet. Emri i tij është përmendur vetëm në fusnotën numër 25, te referencat e raportit.”

Shumë personalitete shqiptare mohuan akuzat dhe pretendimet mbi këto investigime, duke thënë se nuk duhet të krahasohet xhelati me viktimën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button