Lirohen benzina dhe dizeli

Çmimi me pakicë i karburanteve prej sonte në mesnatë ulet prej gjysmë deri në 1,5 denarë për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet ulja e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,87 gjegjësisht për 1,20 për qind. Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS – 95 ulet për një denar dhe do të kushtojë 80 denarë për një litër. EUROSUPER BS – 98 lirohet për 1,5 denarë për një litër dhe çmimi i ri do të jetë 81,5 denarë. Çmimet me pakicë të EURODIZEL-it L (D – EV) dhe vajit Ekstra të lehtë për amvisëri (EL – 1) ulen për gjysmë denari dhe do të kushtojnë 67, gjegjësisht 55,5 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,716 denarë për një kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i mazutit M – 1 NS dhe tani do të jetë 39,632 denarë për një kilogram.

Si shkak për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 2,62 për qind çmimin mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 0,66 për qind kursin më të lartë të dollarit në raport me denarin.

Lajme të ngjashme

Back to top button