Netanyahu: Të përgatitemi për një fushatë kundër Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dje shoi shpresat për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, duke u thënë izraelitëve që të përgatiten për një “fushatë të zgjatur” kundër Hamasit.

Netanyahu foli në televizionin kombëtar, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon u bashkua me udhëheqësit e shumë vendeve në thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Ai akuzoi të dy palët për sjellje papërgjegjshme dhe “moralisht të gabuar” gjatë konfliktit disa javor.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një deklaratë në të cilën bëhet thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar humanitar. Megjithatë, Netanyahu tha se propozimi për armëshpushim do të ndihmonte vetëm Hamasin, duke neglizhuar nevojat e Izraelit për siguri.

Udhëheqësit botërorë deri më tani kanë dështuar të lehtësojnë krizën që ka vrarë më shumë se 1000 palestinezë, shumica prej tyre civilë, 55 ushtarë izraelitë dhe tre civilë izraelitë që nga 8 korriku

Lajme të ngjashme

Back to top button