Disa pjesë të Shkupit nesër pa rrymë

Nga ora 8 deri në orën 9 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga bulevardi “KAÇKM”, si dhe stacioni policor Lisiçe e Re.

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga për në lagjen Radishan dhe rruga “Butelska”.

Nga ora 9:30 deri në orën 11:30 rrymë nuk do të kenë edhe shfrytëzuesit të një pjese të rrugës “Cërnogorska”, një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Lubin” dhe një pjesë të rrugës “Aleksandri I Maqedonisë”.

Siç informoi Qendra rajonale për menazhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerje në furnizimin me energji elektrike është realizimi i aktiviteteve të planifikuara teknike nga ana e EVN Maqedoni SHA.

Lajme të ngjashme

Back to top button