Qeveria, goditje fatale ndaj kompanive të vogla

Kompanitë e vogla gjenden para goditjes nga qeveria. Mijëra kompani të vogla që kanë qarkullim vjetor më shumë se 16 mijë euro, janë të obliguara të paguajnë tatimin e vlerës së shtuar. Deri tani, TVSH llogaritnin vetëm kompanitë me qarkullim më të madh se 32 mijë euro. Me këtë do të rritet numri i kompanive të cilat do të bëhen obligues tatimor, ndërsa ligji tani është në procedurë parlamentare. Edhe pse do të vlejë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, megjithatë, nga OEMVP thonë se ky ligj do të jetë goditje e drejtpërdrejtë ndaj biznesin e vogël i cili mezi mbijeton.

Shpjegimi i qeverisë është se ndryshimet bëhen me qëllim që të sigurohet rritja e konkurrencës së ndershme në treg. Por, sektori i biznesit komenton se ky hap është rezultat i përpjekjeve të qeverisë për të mbushur arkën e zbrazët të shtetit.

Tani për tani, nuk ka të dhëna se sa kompani do të përfshihen me këto ndryshime, por sipas të dhënave nga Drejtoria për të Ardhurat Publike, në vend ka 126 mijë subjekte juridike dhe rreth 190 mijë veprimtari. Prej tyre, deri tani të obliguar për të paguar TVSH ishin diku 34 mijë kompani. Në buxhetin e vitin e kaluar nga TVSH-ja u mblodhën 650 milionë euro./Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button