fbpx

Nimetz nuk ka propozim të ri, por ka “ca gjëra në kokë”

Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, ka ardhur në Maqedoni pa propozim të ri. Këtë informatë e konfirmoi ai sot në Shkup duke i paralajmëruar vizitat e tij që do ti mbajë nesër.

“Sapo kam mbërritur dhe jam në pritje të takimeve të  nesërme me Qeverinë” tha ai për mediat vendore.

Sot do të realizojë takime private, ndërsa nesër zyrtare.

“Nuk kam propozim të ri, por kam ca gjëra në kokë” tha Nimetz.

Sonte do të takohet me përfaqësuesin e Maqedonisë për çështjen e emrit, ish ministrin Vasko Naumovski. Ai do ta takojë nesër kryeministrin Nikolla Gruevski, presidentin Gjorge Ivanov si dhe ministrin e jashtëm Nikolla Popovski. / Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close