Prifti katolik në Gaza: Thirrni ezanin nëpër kishat tona!

Prifti katolik në Gaza dhe humanisti i njohur Manuel Musallam la deklaruar se muslimanët në Gaza mund ta thërrasin ezanin në kishat katolike për shkak se një numër i madh i xhamive është rrënuar nga ushtria izraelite.

“Për shkak se Izraeli juve ua ka rrënuar xhamitë me sulmet e fundit, ezanin mund ta thirrni nga kishat tona” ka shkruar prifti Musallam, njofton Albpress.mk.

Shumë mysliman në Gaza pas rrënimit të dhjetëra xhamive në Gaza kanë vendosur që faljen e namazeve ta bëjnë nëpër kishat e Gazës.

Nga 7 korriku kur edhe filluan sulmet izraelite në Gaza jetën e kanë humbur mbi 1000 persona, ndërsa janë plagosur mbi 6000 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button