Vritet Babajev, presidenti i Vorsklas

Oleg Babajev ishte jo thjesht një president klubi, por një nga personat më të pasur në Ukrainë dhe bashkiak i qytetit Kremenshug. Sipas informacioneve, rreth orës 9:30 të mëngjesit, sapo Babajev doli nga shtëpia e tij, ai është qëlluar pranë makinës së tij nga persona ende të panjohur, të cilët kanë përdoruar pistoleta me silenciator.

Vrasja lidhet me gjendjen e jashtëzakonshme në këtë krahinë të Ukrainës, ku prej ditësh forcat pro qeveritare janë duke luftuar kundër atyre pro ruse. Oleg Babajev, i lindur më 24 tetor 1965, në Kursk (Rusi), ishte me prejardhje nga Azerbajxhani. Në 1982-shin ai ishte diplomuar në liceun e Kruskut dhe në 1986-n pat përfunduar studimet për politikë ushtarake. Në vitin 2000 pat marrë një tjetër diplomë në financë, ndërsa gjatë kësaj kohe është marrë me biznes, nga ku vuri një pasuri të konsiderueshme.

Në 2005-n u bë president i klubit të Vorskla Poltavas, aty ku aktualisht luajnë Armend Dallku dhe Ahmed Januzi. Në vitin 2007 u zgjodh deputet në parlamentin ukrainas me partinë e Julia Timoshenkos, por në 2010-n dha dorëheqjen pasi kandidoi dhe fitoi bashkinë e Kremenshugut. Ai ishte i divorcuar dhe kishte dy vajza. Po dje, thuajse në të njëjtën kohë, në Lviv është qëlluar me antitank shtëpia e kryebashkiakut të këtij qyteti, Andri Sadovji. Fatmirësisht, këtë herë nuk pati viktima, pasi në atë moment nuk shtëpi nuk ndodhej asnjeri.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button