Gashiq: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë e Serbisë

Ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është kërcënim për stabilitetin e Serbisë dhe të rajonit.

Në një intervistë për “Dnevnik”, Gashiq thotë se Kosova mbetet kërcënimi më i madh i sigurisë për Serbinë.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse forcat ndërkombëtare janë të nevojshme në Kosovë, që të ruajnë paqen atje, dhe të garantojnë siguri për popullatën pakicë.

“KFOR-i ka një rol dhe përgjegjësi të veçantë lidhur me këtë rrezik të sigurisë, tha Gashiq dhe theksoi se Ministria e Mbrojtjes së Serbisë mban bashkëpunim të mirë me forcat ndërkombëtare, me qëllimin e ruajtjes së stabilitetit dhe për të mbrojtur komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button