Mustafi e falë Namazin e Bajramit në Gostivar

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, kreu obligimin e tij prej një myslimani në vendlindje.

Anëtari i Sampdorias dhe Përfaqësueses së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, fali Namazin e Bajramit në vendlindjen e tij, në Gostivar.

Mustafi më pas postoi në rrjetet sociale një fotografi të xhamisë ku ai kreu obligimin e tij duke uruar gjithë myslimanët për festën e Fitër Bajramit.

“Ju uroj festën e Fitër Bajramit të gjithë myslimanëve kudo që janë”, shkroi Shkodrani në përshkrimin e fotografisë.

Mustafi e falë Namazin e Bajramit në Gostivar

 

Lajme të ngjashme

Back to top button