Si u arrestua drejtori i Komunës së Prizrenit?

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Prizren, Mehmet Bytyc nuk është arrestuar në vendin e punës. Në punë i është dërguar vetëm ftesa për t’u paraqitur në Stacionin e Policisë, ku edhe arrestohet, kurse ai nuk e kishte ditur se për çfarë ishte ftuar në polici.

Burimet e sigurta brenda Policisë dhe Prokurorisë në Prizren bëjnë të ditur se Bytyc është arrestuar pasi ka shkuar vetë në stacionin e Policisë.

“Drejtorit fillimisht i është dërguar ftesa që të lajmërohet në polici. Pas ka marrë ftesën ai ka shkuar në Stacion të Policisë ku edhe është arrestuar”, tregojnë për ‘PrizrenPress’ burimet brenda Policisë dhe Prokurorisë në Prizren.

Mehmet Bytyc dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Ai ishte nën hetim të policisë, që një kohë të gjatë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria ka thënë se i dyshuari është arrestuar pas denoncimit të rastit nga një femër tjetër, e cila është arrestuar muaj më parë.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Bytyc nuk ka qenë në dijeni se për çfarë e kanë ftuar Policia e Kosovës.

“Arsyen e ftesës e ka kuptuar në polici, ku edhe është arrestuar ”, tregon burimi.

Sipas të njëjtit burim në polici Bytyc i janë treguar të gjitha telefonatat që ka bërë me të miturën.

Lajme të ngjashme

Back to top button