Klubi Elita: Urime Festa e Fitër Bajramit

Kryetari i Shoqatës për Edukim Arsimor dhe Kulturor “Klubi Elita”, Skender Rexhepi – Zejd në emër të kësaj OJQ-je ka uruar të gjithë muslimanët për festën e madhe të Bajramit.

“Muaji i Ramazanit  kaloi dhe begatitë e tij shpresojmë të kenë mbetur tek ju, bëgati të cilat njerëzit do t’i bënte më të lumtur , më të kujdesshëm me njëri tjetrin dhe më vigjilent ndaj gjendjes së përgjithshme sociale ndër popullin tonë.

Lutemi tek Zoti Fuqiplotë, që të varfërit të kenë lumturi dhe gëzim, të sëmurët të kenë durim dhe shërim,  të burgosurit e pafajshëm të kenë lirim sa më të shpejt.

Poashtu lutemi tek Krijuesi i Gjithëmëshirshëm që të shtypurit dhe të persekutuarit në tërë rruzullin tokësor t’ua mundësojë jetën e lumtur në liri, Paqe dhe harmoni ndërnjerëzore. Urime Festa e Fitër Bajramit! ” shkruhet në urim.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button