Mot laraman, herë shi e herë diell

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, jo-stabil me shira lokal dhe bubullima posaçërisht në pjesët  veriore dhe lindore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të sillet nga 16 deri më 21 gradë celsius ndërsa ajo ditore nga 22 deri më 33 gradë celsius.

Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri më 18 gradë celsius dhe temperaturë ditore deri më 30 gradë celsius.

Nëse festoni Bajramin, kur të dilni nga shtëpia për çdo rast merrni ombrellat me vete, jini të hareshëm dhe mos hani shumë ëmbëlsira.

Ndërkaq për një ditë të mbarë dhe të bukur dëgjoni zërin dhe performancën fantastike të Aurela Gaçes. Pas kësaj kënge popullore mendojmë që Gaçe është dashur që moti ta provonte këtë stil.
Ditë të mbarë!  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button