Muslimanët, krishterët, hebrenjtë : Luten sëbashku për paqe në Gaza

Kadir Sanci është imam gjerman, Eric Haussmann prift evangjelist, ndërsa Jan Aaron Voss rabin hebrej. Mirëpo kjo nuk i ka ndarë, por përkundrazi, i ka bashkuar për dy qëllime: të luten për paqe në Gaza dhe të luftojnë urrejtjet etnike në Gjermani.

“Ne jemi këtu sëbashku, për ti treguar botës se shtetasit gjermanë kërkojnë paqen në Lindjen e Mesme,” tha mes tjerash imami Sanci.

Lutja u organizua në Berlin, ku në janar të këtij viti u hap kulti i parë që përfaqëson të tri besimet monoteiste, xhaminë, kishën dhe sinagogën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button