fbpx

Kerry ua uron shqiptarëve Festën e Bajramit

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ua ka uruar besimtarëve myslimanë shqiptarë festën e Bajramit të Madh.

Në një telegram dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ai ka theksuar se shumë bashkëkombës të tij amerikanë do t’u bashkohen myslimanëve në mbarë globin për të festuar përmbylljen e muajit të shenjtë, që simbolizon bamirësinë dhe vlerat e përbashkëta të njerëzimit.

“Si në shekujt e kaluar, komunitetet myslimane anekënd botës do të shënojnë këtë ditë duke ndihmuar më nevojtarët. Ata do të bashkohen në festim dhe të reflektojnë në bujarinë që kanë pasur fatin ta pranojnë.”

“Pasuria dhe larmia e komuniteteve myslimane na përkujton lidhjet që na bashkojnë dhe na tubojnë të gjithëve ne së bashku, duke forcuar urat e njerëzimit tonë të përbashkët”, ka shkruar Sekretari Kerry.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close