Kërcenon Serbia: Mënjeherë të lirohet Oliver Ivanoviq

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë ka kërkuar që kryetari i Inciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, menjeherë të lirohet nga paraburgimit, pasi që sipas kësaj zyreje, ai gjashtë muaj pas arrestimit nuk ka aktakuzë, e as nuk po i mundësohet të mbrohet në liri.

Në njoftimin e Zyrës për Kosovën, thuhet se në një moment të ndjeshëm, kur Qeveria e Serbisë dhe përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Kosovë po bëjnë maksimumin që në Kosovë të mbizotërojë besimi, uniteti, paqja dhe tolerance, ky precendent i drejtësisë dhe mbajtja në paraburgim për gjashtë muaj, pa aktakuzë, nuk kontribuon për këtë.

“Përkundrazi, me të drejt te serbët e Kosovës ngjall frikë dhe mosbesim në drejtësinë vendore dhe atë ndërkombëtare, në rrënimin e besimit në institiucione, gjë që e vështirëson sundimin e ligjit në Kosovë dhe na largon neve nga qëllimet e dëshiruara”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Back to top button