Durrës, Dako shtron iftar

Në përfundim të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka shtruar një iftar në sheshin para xhamisë së madhe të qytetit.

Përveç besimtarëve muslimanë, të ftuar ishin përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare, deputetë, personalitete të fushave të ndryshme dhe qytetarë të Durrësit.

Në këtë iftar, kryebashkiaku Vangjush Dako theksoi se “muaji i madhnueshëm i Ramazanit na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës dhe durimit, dritën e virtytit dhe vlerave njerëzore”.

Ndërkohë, të pranishmit kanë vlerësuar se bashkëjetesa e besimeve të ndryshme në vend dhe toleranca mes tyre është një nga vlerat kombëtare të shoqërisë sonë./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button