fbpx

Dy kompani rezultojnë pozitiv me bakterjen Listeria

Dy  nga 200 kampione të prodhimeve ushqimore kryesisht produkte të mishit të analizuara nga Fakulteti i Veterinarisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, kanë rezultuar si pozitive në bakterin Listeria. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Dejan Runtevski informoi se deri të mërkurën do të kryhet edhe tipizimi gjenetik i kampioneve përmes të cilit do të mësohet saktë se vallë kampionet pozitive në bakterin Listeria ndërlidhen me rastet humane tek njerëzit që veç më kanë pësuar. Nga bakteri listeria deri tani kanë vdekur katër persona ndërsa Ministri i shëndetësisë, Todorov ditë mirë parë paralajmëroi padi penale ndaj autorit të panjohur.

‘Deri më tani kemi rezultate nga 134 kampione nga Instituti për Shëndet Publik dhe rreth 54 kampione nga fakulteti i Veterinarisë në Shkup d.m.th rreth 200 kampione, prej të cilave kemi 2 kampione pozitive të prodhimeve por kjo nuk do të thotë se janë të lidhura me rastet humane të bakterit listeria. Ne tani do të bëjmë edhe tipizim gjenetik të kampioneve që do të jenë gati deri këtë të mërkurë dhe do të bëhet në fakultetin e Veterinarisë që d.m.th të mërkurën do të kemi rezultatet e para se vallë këto rezultate janë të lidhura me rastet humane tek njerëzit’, tha Dejan Runtevski – drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close