Bruçaj uron Bajramin: Sot, lutemi për paqe, gëzim dhe harmoni

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skëndër Bruçaj, me rastin e Fiter Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Ne sot përcjellim muajin e Ramazait për të pritur Bajramin. Bajarami është simboli i paqes, moment i lartësimit të allahut, i lehtësimi të shpirtit , dita e shpresave. Bajrami është dita kur hatërmbetjet dhe smira marrin fund. Bajrami është solidarizimi në mbarë njerëzimin. I lutem zotit të madh në këtë ditë të Bajramit për paqe gëzim dhe harmoni. I lutem zotit fuqiplotë që të sjellë paqe në Gaza, Irak, Siri dhe kudo në botë ku shkelen parimet hynore të të drejtave të njeriut. I lutem allahut t’i mbushë zemrat tona me ndjenja dashuria, respekt dhe mirënjohje”, u shpreh Bruçaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button