Fiat bashkon forcat me Vans për 500L

Gjiganti i italian Fiat pritet që gjatë këtij vikendi të prezantoi konceptin e shumëpërfolur 500L i cili është punuar në bashkëpunim me kompaninë amerikane Vans.

Duket se Fiat ishte inspiruar nga kompania Vans e cila merret me prodhimin e këpucëve të ndryshme dhe pajisje sportive. I dizajnuar për ata njerëz që kalojnë shumë kohë në plazhe, koncepti posedon mbrojtës interesant të përparmë, drita LED dhe ekran të ndjeshëm në prekje përmes të cilit kontrollohet konzola qendrore. Koncepti 500L Vans është punuar në treg enterier të ndryshëm, derisa i pari është i punuar enkas për njerëzit që bartin pajisje për sporte ujore, kurse i dyti dhe i treti dedikohen për sporte ekstreme. Kur është fjala për fuqinë motorike, Fiati i ri sipas gjitha gjasave do të ketë motor me 1.4 litra me katër cilindra turbocharge MultiAir me benzinë që në total prodhon plotë 160 kuaj fuqi. Dhe kur e gjithë kjo fuqi motorike lidhjet me transmisionin manual me gjashtë shpejtësi, atëherë ajo i sjell ngasësit adrenalinë të madhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button