Januzaj shpreson në transferimin e Di Marias në PSG

Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, mban shpresa se anëtari argjentinas i Real Madridit, Angel Di Maria, do të transferohet te PSG-ja.

Sipas Air Herald, Adnani rrezikon të mbetet në bankën rezervë të Manchester Unitedit në stinorin e ri, pasi konkurrenca në skuadër është rritur shumë.

Dhe, një transferim i mundshëm i Di Marias në United, do ta vuloste fatin e tij si rezervist në stinorin e ri.

Megjithatë, është PSG-ja ajo që për momentin po i prinë garës për nënshkrimin e anëtarit të Real Madridit dhe një fakt i tillë është tejet pozitiv për Adnanin.

Lajme të ngjashme

Back to top button