Thaçi: Uroj që festa e Fitër Bajramit të përcillet me dashuri dhe respekt

Me një telegram urimi besimtarëve mysliman u është drejtuar edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

“Sakrifica dhe devotshmëria që karakterizojnë këtë Festë, na bëjnë të fortë për të mos devijuar nga rruga e drejtë dhe besimi, duke vazhduar me angazhimet e mëtejshme si dhe me kultivimin e vlerave tona fetare dhe kombëtare.

Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë! Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) uauroj gjithë besimtarëve mysliman Festën e Fitër Bajramit me shumë shëndet dhe mbarësi. Qofshi të gëzuar gjithmonë!”, shkruan Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button