Tryeza e Bajramit më e kushtueshme, tregtarët risin çmimet

Në prag të festës së Fitër Bajramit, është rritur ndjeshëm kërkesa e konsumatorëve për produkte të ndryshme, kjo ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve. Tek disa produkte çmimet kanë lëvizur shumë pak ndërsa tek produktet e mishin ka rritje më të ndjeshme të çmimit.

Në Maqedoni nuk ka ndonjë mekanizëm që bënë rregullimin e  çmimeve të tregut, por edhe në mungesë të organizatave të mirëfillta  për mbrojtjen e konsumatorit, qytetarët ndjenë shtrenjtimin e  produkteve bazë për ditët festive të Fitër Bajramit.

Në bazë të konsumatorëve të cilët këto ditë frekuentojnë tregjet e mbushura plotë, çmimet edhe ashtu të larta kanë tendence që të rriten edhe më tej tash para festës së Fitër Bajramit.

Dikush nxiton që të bëjë pazarin me herët, të paktën për të siguruar mishin, ku rritja e çmimit ka arritur, varësisht nga mishtoret deri edhe në 70 denarë për kilogram. Disa nga mishtoret në Tetovë këtë e arsyetojnë me rritjen e madhe të ofertës dhe mungesës së sasisë së nevojshme të mishit të freskët që kërkohet më shumë nga blerësit për dallim nga llojet e mishrave të importuara.

Një kryefamiljar nga Tetova, Izet Beqiri, thotë se tryeza e tij për ditën e Bajramit do të jetë më e kushtueshme. “Çdo herë ka qenë kështu që në njëfarë mase tregtarët të manipulojnë çmimet në mënyra të ndryshme, kryesisht ata që shesin me pakicë”, thotë Izeti.

Një qytetarë tjetër, Bedri Ismaili, thotë se kësaj radhe, gjerat më të domosdoshme dhe që në njëfarë mënyrë janë bërë tradicionale për tryezën e Fitër Bajramit, i kanë kushtuar më shumë. Në tregun e Gjelbërt në Tetovë thotë ai para një jave mundeshe të marrësh pemë dhe perime më lirë se sa sot që jemi në prag të festës. Kjo sipas tij ndoshta është edhe një gjë normale, për shkak të kërkesës së shtuar, pot thotë Bedriu, nuk mund të konsiderohet normale që gjalpi dhe mishit të kushtojnë më shumë pikërisht në prag të festës.

Për tregtarët e vegjël, rritja e çmimeve të produkteve kryesisht ato të tregut të gjelbër e arsyetojnë me variacionet që kanë pësuar çmimet gjatë gjithë kohës.

Maketet më të frekuentuara, thonë se nuk ka rritje të çmimeve të produkteve në prag të festave, në përjashtim të atyre produkteve që konsiderohen si të freskëta, kryesisht prodhimet e mishrave, por që çmimi i tyre varion varësisht nga sasia e paketimit dhe shitja e tyre e freskët ose e ruajtur nëpër frigorifer.

Lajme të ngjashme

Back to top button