Erdogan si Messi e Ronaldo: Hat-trick për 15 minuta (Video)

Për nder të hapjes së stadiumit më të ri në Bashakshehir të Stambollit, ndeshja e parë ka qenë mes politikanëve dhe figurave publike turke.
Por ajo që u vërejt gjatë ndeshjes, ishte se Erdogani paska edhe një talent tjetër përveç politikës, e ai është futbolli.
Për 15 minuta ka shënuar 3 gola, duke mos u lënë hapësira lojtarëve tjerë. Bile goli i dytë ishte me të majtën e tij, që la gojëhapur shumë të pranishëm, transmeton Portalb.

Gjatë ndeshjes performuan edhe udhëheqësi i federatës turke të futbollit, Yıldırım Demirören, ish lojtari i NBA, Hidayet Turoglu, ish futballeri turk, Ridvan Dilmen, kryetari i Stambollit, Kadir Topbash.

Kryeministri aktual, Erdogan, mbante numrin 12 që në fakt ka edhe një domethënie. Në Gusht, kur janë edhe zgjedhjet presidenciale turke, ai pretendon të bëhet presidenti i 12-të i Republikës Turke.

Më poshtë Portalb, ua sjell edhe videon e lojës së Erdoganit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button