Elita gjermane: Kurrë më urrejtje raciale

Hierarkia më e lartë politike, si kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Joachim Gauck, aureola e biznesmenëve dhe aferistëve të njohur gjermanë si, shefi i Volkswagenit, Martin Winterkorn dhe i airbusëve Thomas Enders, ajka e artistëve gjermanë, Iris Berben dhe Ursula Karven, klerikë krishterë e imamë myslimanë në Gjermani, sportistë të njohur, moderator dhe gazetarë, por edhe shumë figura të tjera të spikatura, janë bërë bashkë që të luftojnë racizmin në tokat gjermane.

Të nisur nga e kaluara e dhimbshme historike, ku gjermanët ishin fajtorë të një gjenocidi masiv kundrejt hebrenjve, por jo vetëm, ata mundohen që të keqen ta luftojnë prej hapave të parë. Kjo ndodh si pasojë e ingranazhit të protestave të dhunshme në Gjermani, ku thirrjet e rënda anti-hebreje kanë pushtuar rrugët dhe sheshet e qyteteve.

Ata thonë se antisemitizmi, por edhe çdo vepër tjetër raciste, qoftë kjo edhe kundër turqve, arabëve apo etnive tjetra, laturisin Gjermaninë, si dhe protestat e kohëve të fundit tregojnë se politikat integruese në vendet gjermane, fatkeqësisht kanë dështuar.
“Politikanët në këtë aspekt, duhet të punojnë më tepër dhe jo të servirin gjepura,” shkruan një e perditshme gjermane.

Kryeredaktori i të përditshmes më të madhe austriake, Kurier, Helmut Brandstatter, shkruan, “Zero tolerancë për protestat e dhunshme anti-hebreje, po aq sa zero tolerancë edhe për çdo art tjetër të urrejtjes etnike.”

Konflikti i fundit në Gaza ka dokëndisë edhe vendet perëndimore, që në një farë mënyrë ua ka kujtuar vitet e Luftës së Dytë Botërore. Ata janë të njëzëshëm se “tolerance dhe akceptimi i të tjerëve është bazamenti i vlerave të BE-së” dhe se metodat e tilla të dhunës duhet të luftohen prej në ngjizje.

Për tu bërë pjesë e mbështjetjes së kësaj kauze, mund të postoni në rrjetet sociale, duke shkruajtur edhe #stimmeerheben. /F. Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button